RSS

Tag Archives: ku

Ulliri nje bime mjekesore

Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj shpjegon në gazetën Shekulli për vetitë e këtij produkti.Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj shpjegon në gazetën Shekulli për vetitë e këtij produkti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese.

Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.

Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.

Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.

 
Leave a comment

Posted by on September 2, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Prince Park Restaurant (Tirana, Albania)

Prince Park

I lokalizuar ne nje nga zonat me te bukura ne Tirane, prane liqenit artificial, midis gjelberimit,

Ju fton te kaloni ne ambientet e tij komode caste te cilat do te mbeten gjate ne mendjen tuaj.

Me nje ekseperience  11-vjecare Prince Park shquhet per sherbimin, komoditetin, privatesine dhe cilesine.

Pervec tradicionales ofrohet kuzhine italiane dhe franceze, ku pjata me e kerkuar eshte Shatobrion.

Ofrohen gjithashtu specialitete peshku te servirura me mjeshteri.

Vetem ne Prince Park mund te shijoni kafe me nje shumellojsheri shijesh si (karamel, vanilje, lajthi, cokollate etj), si dhe kokteilet me te famshme ne bote.

Prince Park ka menduar dhe per parkingun e makines tuaj ne nje parking prej 80 vendesh

This slideshow requires JavaScript.

 
Leave a comment

Posted by on June 17, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , ,