RSS

Tag Archives: barkun

Ulliri nje bime mjekesore

Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj shpjegon në gazetën Shekulli për vetitë e këtij produkti.Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj shpjegon në gazetën Shekulli për vetitë e këtij produkti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave.

Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese.

Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.

Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit. Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë.

Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve. Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.

 
Leave a comment

Posted by on September 2, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Ushqimet më të shëndetshme e me fuqi shëruese

 

Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke ndihmuar trupin tonë që të funksionojë në mënyrë optimale. Ka shumë ushqime me vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë nuk kanë vetëm vlera ushqyese, por na ndihmojnë të shërohemi. Këto ushqime, luftojnë kancerin, të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës et.

Kivi
Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershitë
Kur flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Fasulet
Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet Me Te Shendetshme.

Spinaqi
Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët
Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karotat
Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.
Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakra
Lakra është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.

Brokoli
Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku ke brokoli!

 
Leave a comment

Posted by on August 27, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Ushqimi eshte themelor ne shendetin e njeriut.

 

Kohet po ndryshojne, dhe me kulturen Perendimore vjen dhe menyra e te ngrenit qe nuk eshte aspak e shendetshme.  Vendet e industralizuara Perendimore vuajne nga mbipesha dhe nga pasojat e te ngrenit ushqmie “plehre” si shprehen Amerikanet kur vjen fjala per McDonalds, ose kompani te tjera te ushqimit te shpjete.

Nese qeveria Shqiptare ka ndonje guide per grupet ushqimore dhe sasine qe duhet konsumuar, kjo nuk dihet pasi infomaconi mbi kete guide nuk eshte ekzistent per popullsine e thjeshte.  Ndaj per te dhene nje ide mbi menyren se si duhet ngrene dhe perzgjedhjen e ushqimit do te shikojme modelin e piramides se ushqimit sipas departamentit Amerikan te shendetit, duke pasur sigurine se deshira per te qene te shendetshem eshte nje ide globale dhe jo vetem e nje shteti.

Nese konsumoni ushqim te perzgjedhur dhe te fresket mund te jeni jashte rrezikut nga kanceri, diabeti, semundjet e zemres dhe kolesteroli.  Padyshim keto semundje vijne dhe si pasoje e historise familjare por ne shumicen e rasteve vijne nga menyra e jeteses dhe konsumimi i ushqimeve me kolesterol te larte si edhte dhe mishi i vicit apo i deles.
 

Se pari, duhet te hani sipas filozofise se Konfucit “Ha aq sa te mbushesh barkun 80%”.  Eshte nje thenie e thjeshte por me te verteta principale.  Ideja e “mbushjes se barkut” nuk eshte e rekomanduar nga mjeket, sepse jo vetem qe konsumon me shuem kalori por edhe “lodh” sistemin e tretjes.  Sipas studimeve shkencore, mbi ngrenia eshte pasoja e pare e ngadalesimit te sistemit metabolik te trup.  Metabolizmi eshte cdo reaksion kimik qe ndodh ne qeliza per thyerjen e ushqimeve dhe perberjen e proteinare, dhe energjise celulare si eshte ATP-ja.  Kur ky sistem ngadalesohet, ka efekt dhe mbi sistemiin imunitar dhe rezulton ne probleme te ndryshme shendetsore.

Keshilla dietore:

  • Bej rreth 30 minuta fiskulture cdo dite. 
  • Qendroju larg dietave te rrezikshme qe nderpresin ushqimin ne sasi dramatike.  Nuk e thene qe te gjithe te kemi trupa prej modelesh. Pra, syno per nje peshe te pershtashme per gjatesine tende.
  • Konsumo nje mori produktesh dritherash cdo dite.
  • Konsumo nje variacion frutash dhe perimesh cdo dite.
  • Mos konsumo ushqim te vjeter dhe te sterlyer ne dhjamra dhe vaj.
  • Konsumo ushqime qe kane pak sasi dhjami, dhe kolesteroli, te pijet shiko per permbajten e sheqerit dhe kafeines.
  • Perdor pak kripe ne ushqim per te pasur veshka te shendetshme.
  • Pijet alkolike nuk ndihmoje shendetin, ndaj dhe duhet te konsumohen ne sasi te vogla.

Shumica e njerzve konsumoje sasine e kalorive qe nje duhen ne dite,  ne nje vakt.  Per shembull, nje pjate fasule, me dy feta buke, djath te bardhe, dhe nje thele mish, ne shume raste perben 2/3 e kalorive qe nje individ ka nevoje ne dite (rreth 2000 kalori).  Sigurisht sa me shume aktivitet fizik te kete njeriu aq me shume nevoje per kalori ka. Per here te pare ne keto faqe ju ftojme te ndertoni dieten tuaj ditore sipas piramides se ushqimit.

 

 

 
Leave a comment

Posted by on July 18, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , ,