RSS

Shijet dhe llojet e ndryshme të pijeve të shijshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara

09 Sep

This slideshow requires JavaScript.

Shijet dhe llojet e ndryshme të pijeve të shijshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët çdo ditë zbulojnë përparësi të reja të këtyre bombave me vitamina. Para disa kohësh shkencëtarët kanë zbuluar që lëngu i panxharit ndihmon reduktimin e ekspozimit ndaj dementias, ndërsa përmban nitrate të cilat nxisin qarkullimin e gjakut dhe arritjen e gjakut në tru.

Shijet dhe llojet e ndryshme të pijeve të shijshme ndihmojnë në luftë kundër sëmundjeve të caktuara, ndërsa shkencëtarët çdo ditë zbulojnë përparësi të reja të këtyre bombave me vitamina.

Para disa kohësh shkencëtarët kanë zbuluar që lëngu i panxharit ndihmon reduktimin e ekspozimit ndaj dementias, ndërsa përmban nitrate të cilat nxisin qarkullimin e gjakut dhe arritjen e gjakut në tru. Lëngjet e ëmbla dhe të shijshme janë të shëndetshme, por duhet t’u kushtohet kujdes sasive që konsumohen, sepse sasia e tepërt e lëngut mund të jetë e keqe për dhëmbët.

Lëngu i shegës

Ndihmon në luftë kundër kancerit të prostatës. Shega përmban koktej të përbërësve të cilët ndihmojnë zvogëlimin e dëmtimit të qelizave në rast të sëmundjes nga kanceri. Përveç kësaj, lëngu i shegës është përplot me antioksidantë, prandaj është shumë i dobishëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit dhe luftën me sëmundjet e zemrës.

Lëngu i grejpit

U rekomandohet të gjithëve që dëshirojnë të humbin ndonjë kilogram, sepse në mënyrë shumë efikase i ndihmon organizmit në dekompozimin e sheqerit.

Lëngu i mollës

Është i dobishëm në luftën kundër sëmundjes famëkeqe të Alzheimerit. Pikërisht ai lëng në tru ruan nivelin e materieve që janë kyç për kujtesë dhe shëndetin e trurit. Përveç kësaj, lëngu i mollës është i shkëlqyeshëm për reduktimin e kolesterolit dhe tretjen për shkak të fibrave.

Lëngu i qershisë

Është i shkëlqyeshëm për ngërçet dhe artritin urik (gishtin) të pakëndshëm. Prandaj, kjo pije e shijshme u rekomandohet vrapuesve, sepse është i mbushur me antioksodant që janë të domosdoshëm për reduktimin e shfaqjes së ngërçeve.

Lëngu i portokallit

Është efikas për sëmundjet e zemrës, sepse përmban lloje të caktuara të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë qarkullimin e gjakut.

Lëngu i ananasit

Është i shkëlqyeshëm për personat që kanë probleme me artriton. Enzimat në këtë lëng i ndihmojnë organizmit të tretë proteinat. Përveç kësaj, ndihmon reduktimin e simptomave të kollit dhe ftohjes, prandaj edhe rekomandohet gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit.

Lëngu i rrushit të zi

Redukton rrezikun e humbjes së kujtesës, redukton nivelin e kolesterolit, ndërsa mund të ketë efekt të njëjtë si edhe tableta kundër dhimbjes së kokës.

Lëngu i karotës

Redukton rrezikun e sëmurjes nga kanceri, forcon imunitetin, sepse përmban sasi të mëdha të vitaminës C, ndërsa duke iu falënderuar vitaminës A ndihmon në ruajtjen e shikimit, kurse për shkak të fibrave ndihmon tretjen.

Lëngu i domateve

Është si i krijuar për ata që pëlqejnë të rreziten, sepse redukton djegiet nga dielli. Shkencëtarët kanë dëshmuar që pikërisht materia që e bën domaten të kuqe (likopeni), është antioksidant i shkëlqyeshëm. Është zbuluar që konsumimi i rregullt i domateve, qoftë të ziera apo shtrydhura, redukton rrezikun e sëmurjes nga kanceri i prostatës.

Është i dobishëm në luftën kundër dementias. Boronicat përmbajnë substancat që ndihmojnë trurin të qëndrojë i shëndetshëm, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton apetitin dhe dëshirën për ushqim.

 

 
Leave a comment

Posted by on September 9, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: