RSS

Ushqim i shëndetshëm

16 Jul

Fruta, perime, por dhe karbohidrate. Për të ruajtur linjat dhe për t’u ndier mirë

Dieta që kujdeset për shëndetin

 

Një ekuilibër i rëndësishëm

Disa dieta “të modës” japin si alternativë rritjen e konsumit të proteinave dhe reduktimi e ndieshëm të karbohidrateve. Por këto janë skema të paekuilibruara që, po u përdorën për një kohë të gjatë, nuk dihet se ç’efekte mund të kenë mbi shëndetin. Dhe një studim i publikuar kohët e fundit në Journal of The American College of Nutrition, aplikuar te 10 mijë njerëz gjatë 3 vjetëve, arriti në përfundimin se kush mbante dieta në të cilat karbohidratet përbënin të paktën 55% të kalorive të përditshme, kishte më pak mundësi për të qenë obez (mbi peshë). Sepse, në të vërtetë, harxhonte më pak kalori dhe ushqehej në mënyrë të shëndetshme (me më shumë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash, më shumë drithra dhe fruta). Pra, ja një shembull për t’u ndjekur.


Gabimi që bëjnë shumë njerëz kur fillojnë një dietë është se i kushtojnë rëndësi vetëm vlerës energjitike të ushqimeve. Për shembull, ata mendojnë se për mëngjes, një briosh shoqëruar me një kapuçino me një lugë sheqer kundrejt një filxhani me qumësht të holluar me 40 gr drithra dhe një kivi, është e njëjta gjë, meqë në të dy rastet kaloritë janë afërsisht 300. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të botuar në Europian Journal of Clinical Nutrition, megjithëse me kalori të njëjta, fruta del se ka treguesin më të lartë të ngopjes, ashtu si ushqimet që kanë proteina, fibra dhe ujë dhe pak yndyrna (rasti i mëngjesit me qumësht e drithra dhe kivi); më pak të kënaqshëm janë pikërisht ushqimet e furrës (brioshët, biskotat, tortat…) dhe ata me përmbajtje të lartë yndyrnash. Përveç të tjerash, ngopja varet shumë edhe nga pesha e ushqimit: është logjike që dy feta kivi të të ngopin më shumë se 20 gr briosh (thuajse gjysma), megjithëse të dyja përmbajnë njësoj kalori: 90.

 
Leave a comment

Posted by on July 16, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: