RSS

12 Ushqimet e Shendetshme Me Fuqi Sheruese

14 Jul

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete list mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ha keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershit

Kur flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropiak që mund të jet i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgaditen. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të qelizave. Por, struktura qelizore e këti fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e din çfar duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet Me Te Shendetshme.

Lakerishtet

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 përqind. Gram për gram ofron vitamin C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitamin A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.

Spinaqi

Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.

Qepet

Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.

 

Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

 

Lakera

Lakera është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.

Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku ke brokoli!

Lakera Jeshile (para)

Lakera Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filgjan me laker jeshile te ziera përmbajnë 1328 përqind të sasis së rekomandar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filgjan me flet të luleradhiqeve ofron 535 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitamin A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga ushqimet e shendetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?

 
Leave a comment

Posted by on July 14, 2012 in Uncategorized

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: