RSS

Si te kombinojme ushqimin me veren?

02 Jul

Vera e kuqe me mishin, e bardha me peshkun. Ky është rregulli bazë në gojën e të gjithëve ose më mirë, në gotën e të gjithëve.

Por a është një dogmë? Po, për t’u kontestuar madje, sipas orientimeve të somelierëve, të cilëve nuk ju mungojnë idetë për kombinime dhe eksperimentime. Jo rastësisht ama! “Për të vlerësuar maksimalisht kënaqësinë në tryezë, vera ka për detyrë t’u vijë pas ndjesive të ushqimit. Është i mundur realizimi i një harmonie perfekte të qiellzës. Duke ndjekur disa këshilla të thjeshta, mund t’ia arrini.

Për kundërpeshë – kërkohet te vera, karakteristika e kundërt e ndjesisë që të jep ushqimi. Për shembull, në rastin e mishit, këshillohet verë e kuqe, e pasur me taninë, substanca që kanë tendencën të thajnë lëngjet në gojë. Një ushqim i pasur me yndyrna mund të rrijë fare mirë me një verë të athët.

Për akordim– kërkohen te vera, ndjesi të ngjashme me ato të pranishmet në ushqim. Shembulli klasik është ai i shoqërimit të ëmbëlsirës me një verë të ëmbël. Një shampanjë e thatë do rezultonte jo fort harmonike me një pjatë të pasur me sheqerna, duke e bërë kështu shoqëruesen të duket pak elegante.

Produkte territoriale– të bësh lidhjen e një vere të prodhuar në të njëjtin territor me ushqimin është një normë e këshillueshme. Bëhet fjalë për produkte të bazuara në traditë dhe të trashëguara në gjenerata. Për shembull, cili do ta refuzonte një biftek fiorentin me një “Chianti”?

Produkte stinore– alternimi i stinëve shpesh respektohet me intuitë. Një “Barolo” për shembull, kërkon pjata dimërore, ndërsa një verë e bardhë e freskët përshtatet më mirë me një darkë verore.

Darka pa verë– për disa ushqime, shoqëruesi i pjatës nuk është i këshillueshëm. Të shoqërosh një pjatë me karçiof të gjallë, të pasur me taninë, me një verë të kuqe, do të thotë ta theksosh dyfish këtë karakteristikë, duke rrezikuar që të të “lidhet gjuha”.

Pjatat që përmbajnë salcë me bazë uthulle balsamike ose limoni nuk para bashkëpunojnë me verën. Vlen edhe për sardelet e marinuara, pas të cilave, konsumimi i verës do i hiqte vlerat shijes. Provojini!

 
1 Comment

Posted by on July 2, 2012 in Uncategorized

 

One response to “Si te kombinojme ushqimin me veren?

  1. princepark

    August 22, 2012 at 14:56

    Reblogged this on princepark.

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: