RSS

Keshilla Per Diet Te Shendetshme

17 Jul

Te hash shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te ushqyerit, te qendrosh i thate ne menyre jo reale, apo te privosh veten nga ushqimet qe i done. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh me shume energji dhe te mbash veten sa me te shendetshem qe mundeni dhe e gjithe kjo mund te arrihet duke mesuar bazat e te ushqyerit dhe duke i inkorporuar ato ne nje menyre qe funksionon per ju.

Zgjedh llojet e ushqimeve te cilat permiresojne shendetin tuaj dhe shmang ato lloje te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje sikur semundja zemres, kanceri dhe diabeti. Zgjero morin e ushqimeve te shendetshme duke perfshire ketu edhe nje mori te ushqimeve te kendshme. Meso ti perdoresh udhezimet dhe keshillat per te krijuar dhe mirembajtur nje diet te shendetshme dhe te knaqshme.

Te Ushqyerit E Shendetshem: Strategji Per Diet Te Shendetshme

Me poshte keni disa keshilla se si ti zgjedhni ushqimet qe permiresojne shendetin tuaj dhe ti shmangni ato te cilat rrisin rrezikun per ndonje semundje dhe ne te njejten kohe te krijoni nje plan per nje diet qe funksionon per ju.

Konsumo Mjaft Kalori por Jo Teper

Mirembaje nje balance ne mes te kalorive qe merr dhe ato qe hargjone – me fjale te tjera mos ha me shume ushqim se sa i duhet dhe perdor trupi jua. Sasia mesatare e rekomanduar qe lejohoet eshte 2000 kalori por kjo varet nga mosha juaj, gjinia, gjatesia, pesha dhe aktiviteti fizik i juaj.

Ha Nje Mori Te Gjer Ushqimesh.

Te hash shendetshem eshte nje raste per ju qe te zgjeroni morin e zgjedhjeve – duke provuar ushqime te ndryshme e veqanarisht perime, frutat dhe produktet e drithrave te plota – ushqime qe zakonisht nuk i keni ngren me pare.

Mbaj Porcionet Mesatare.

Veqanarisht tek ushqimet me shume kalori. Ne vitet e fundit madhesia e servimit me ushqim eshte rrit shume e veqanarisht ne restorane. Nese ju servohet nje pjate e madhe me ushqim ne ndonje restorant ateher ndaje ate me dike qe ke afer apo – edhe me mire – porosit pjat mesatare ose te vogel.

Ha Shume Fruta, Perime, Drithera dhe Bime Bishtanjore

ushqime te larta me karbohidrate komplekse, fiber, vitamina dhe minerale, me pak yndyr dhe pa kolesterol. Mundohu te gjesh prodhime te fresket lokale.

Pi Me Shume Uje

Trupi jone eshte 75% uje. Dhe uji eshte nje pjes e vitale e dietes te shendetshme. Uji ndihmone te pastrojme sistemin tone, veqanarisht veshket dhe fshikezen urinare, nga toksinat dhe mbeturinat. Shumica e njerezve e kalojne jeten e tyre te dehidruar.

Kufizo Ushqimet Me Sheqer, Kripe Dhe Produktet E Drithrave Te Rafinuara

Sheqeri i shtohet nje sasie te madhe ushqimeve qe prodhohen. Gjate nje viti vetem nje kanaqe me soda (coca cola) qe ka 160 kalori, mund te shtoj peshen tuaj per 7 kilograme!

Mos U Be Polic i Ushqimeve

Ju mund te knaqeni me embelsirat qe pelqeni dhe ushqimet e ferguara ne nje mase perderisa ato jane pjese e rastesishme (here pas here) e dietes tuaj te shendetshme. Ushqimi eshte burim i mire i knaqesise dhe knaqesia eshte e mire per zemren tuaj!

Leviz

Nje diet e shendetshme permireson energjine dhe ndjenjen e mireqenies tuaj gjersa zvoglon rrezikun tuaj ndaj shume semundjeve. Nese shtoni aktivitetin fizik dhe ushtrimet do te bej qe plani i te ushqyerit te shendetshem te funksionoj edhe me mire.

E sa per fund vazhdo hap pas hapi duke futur shprehi (huqe) te reja te ushqimit me ushqime te reja te shendetshme. Cka mendoni, a ka edhe ndonje keshille qe kam harru ta permend dhe qe duhet te shtohet? Nese po, perdor komentet per te treguar.

 
Leave a comment

Posted by on July 17, 2012 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: